Bota

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla/ Juristja e së Drejtës së Medias: Sulm ndaj demokracisë në Kosovë

Kusari, tha se historikisht në Kosovë, nuk ka pasur politikë shtetërore për të mbrojtur gazetarët.

12 Prill 2023, 19:02 Nga a.l
Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla/ Juristja e së Drejtës së Medias:
Flutura Kusari

KOSOVË- Juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari ka reaguar lidhur me sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, mbrëmjen e djeshme teksa po dilte nga studioja televizive. Sipas Kusarit, sulmi ndaj gazetari është i orkestruar. Juristja shtoi se sulmi nuk është vetëm ndaj mediave dhe lirisë së shprehjes por edhe ndaj demokracisë në Kosovë. 

Ky sulm nuk është vetëm ndaj medieve, lirisë së shprehjes, por ndaj demokracisë në Kosovë, Nuk është sulm vetëm ndaj Valonit, por edhe atyre që shprehen”, tha ajo sot për Info Plus në RTK.

Kusari, tha se historikisht në Kosovë, nuk ka pasur politikë shtetërore për të mbrojtur gazetarët.

Ky rast duhet të shërbej që të reflektojnë njerëzit në pushtet, që të ndërmarrin obligimet ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari, vlerësoi se është e habitshme sesi Presidentja e Kosovës nuk ka reaguar ende lidhur me ngjarjen. 

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e kaluar nga tre persona. Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja. Aktualisht, Syla ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr trajtime mjekësore. Syla sot ka deklaruar se ndodhet mirë me shëndet dhe ka marrë disa qeqje në kokë. Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve. Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. 

valon syla sulmohet valon syla

Sondazh

Poll