Art&Argëtim

"Isha e hutuar për seksualitetin tim"/ Çudit aktorja Drew Barrymore: Mamaja ime dilte me të dashurit e mi

Aktoret hollivudiane Brooke Shields dhe Drew Barrymore ndanë me shikuesit përjetimet traumatike të të qenurit një yll kinemaje i seksualizuar në një moshë të hershme.

12 Prill 2023, 15:49 Nga a.d
"Isha e hutuar për seksualitetin tim"/ Çudit aktorja Drew
Drew Barrymore dhe Brooke Shields

SHBA-E ftuar në emisionin “The Drew Barrymore Show” ditën e djeshme, ylli hollivudian Brooke Shields, ndau me shikuesit përjetimet traumatike të të qenurit një yll kinemaje në rritje, duke promovuar gjithashtu dokumentarin e saj më të ri ‘Pretty Baby’.

Gjatë bisedës, Drew Barrymore dhe Brooke Shields treguan ngjashmëritë në jetët e tyre si ‘fëmijë yje’ dhe pasoja që i ka lënë rritja si të tilla. Për një pjesë të madhe të kësaj traume, koleget fajësojnë mamatë e tyre.

“Të dyja kemi pasur mama për të cilat duhet të kujdeseshim dhe t’i mbanim gjallë. Dhe ato ishin kaq të shkatërruara ”, tha Shields. Barrymore shtoi: “ Unë isha kaq konfuze për orientimin tim seksual sepse mamja ime dilte me të dashurit e mi.”

Kur Shields u pyet nëse diçka e tillë kishte ndodhur dhe me të, ajo u përgjigj: “ Jo, sepse mamaja ime ishte e dashuruar me mua. Unë isha fokusi i saj primar. Të dyja ishim veçuar nga seksualiteti ynë.”

 Në intervistat që Brooke Shields ka zhvilluar ndër vite, kjo e fundit është shoqëruar gjithmonë nga mamaja e saj. Kështu është dukur sikur ka dhënë një shembull të mirë duke qenë gjithmonë aty për t’a mbrojtur. Në fakt, Shields tregon se arsyeja e prezencës së saj nuk ishte aspak kjo.  “Ishte më shumë si ‘askush nuk do të të ketë. Unë do jem aty. Unë do jem aty e para. Nuk do të të jap tek askush.’”  Ajo shtoi se kjo ‘mbrojtje’ nuk ishte gjë tjetër veçse ‘ pronësi dhe frikë’.

Barrymore vazhdoi më pas duke i dhënë bisedës ngjyrime pozitive e duke falenderuar mamanë që i dha jetën dhe që e bëri pjesë të audicioneve të shumta. “ Nëse mamaja ime sdo më kishte futur në çdo audicion e sdo ishte bërë menaxherja ime, ndoshta nuk do isha e ulur këtu sot, dhe nuk ka asnjë vend tjetrë në botë ku do doja të isha.”, përfundoi Drew.

brooke shields drewbarrymore

Sondazh

Poll