Art&Argëtim

Puthi të voglin dhe i thithi gjuhën, Cardi B: Grabitqari Dalai Lama! Prindër, tregojuni fëmijëve cilët janë kufijtë

Reperja u bën thirrje prindërve që të flasin më fëmijët

12 Prill 2023, 07:54 Nga F.M
Puthi të voglin dhe i thithi gjuhën, Cardi B: Grabitqari Dalai Lama!
Cardi B dhe Dalai Lama

SHBA- Cardi B e ka konsideruar një gabitqar Dalai Lamën, i cili u shfaq në një video teksa puthte në buzë një djal të vogël dhe i thithte gjuhën atij. Në një postim në rrjetet sociale, reperja u bën thirrje prindërve që të flasin më fëmijët dhe t’i edukojnë ata për kufijtë që duhet tu vendosin të huajve.

“Kjo botë është plot me grabitqarë. Ata kapin të pafajshmit, ata që janë më të paditurit, fëmijët tanë. Grabitqarët mund të jenë fqinjët tanë, mësuesit tanë të shkollave, madje edhe njerëzit me para, pushtet dhe kishat tona. Flisni vazhdimisht me fëmijët tuaj për kufijtë dhe çfarë nuk duhet t’i lejojnë njerëzit t’u bëjnë atyre,”- shkruan Cardi B.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt gjatë një aktiviteti publik, videoja u publikua vetëm dy ditë më parë. Djali i kishte kërkuar Dalai Lamës një përqafim, por udhëheqësi kryesor shpirtëror i shkollës "Kapelja e Verdhë" e budizmit tibetian e puythi në buzë dhe i thithi gjuhën. Përmes një deklarate, përfaqësuesit kërkuan falje duke e konsideruar gjestin e turpshëm një ngacmim lozonjar.

cardi b dalai lama

Sondazh

Poll