Art&Argëtim

Millie Bobby Brown fejohet me djalin e Jon Bon Jovit

Ylli 19-vjeçar i serialit “Stranger Things” ka bërë të ditur me një foto të përbashkët në Instagram se është fejuar.

11 Prill 2023, 16:24 Nga k.m.
Millie Bobby Brown fejohet me djalin e Jon Bon Jovit
Millie Bobby Brown dhe Jake Bon Jovi

SHBA- Millie Bobby Brown është e gatshme për të hedhur hapin tjetër në marrëdhënien e saj me Jake Bon Jovi. Ylli 19-vjeçar i serialit “Stranger Things” ka bërë të ditur me një foto të përbashkët në Instagram se është fejuar.

Të dy pozojnë të përqafuar dhe duke buzëqeshur në një foto bardh e zi, që tregon unazën e aktores. Në mbishkrimin e fotos, ajo shkroi: Të kam dashur për tri vera vogëlush, tani do të të dua në të gjitha. 

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Millie Bobby Brown (@milliebobbybrown)

Komentet nën postimin e saj i theksuan se ajo është shumë e re për t'u martuar. Megjithatë, shumica e ndjekësve të saj i kanë uruar çiftit jetë të lumtur. Postimi i saj mori më shumë se 1 milion pëlqime në orën e parë të publikimit. 

millie bobby brown jake bon jovi

Sondazh

Poll