Art&Argëtim

Rrëfimi i aktorit shqiptar! Sot ka sukses, por dikur mësuesja e mënjanonte: S'më la të flisja për historinë, polici bëri nënën time të qante

Origjina e tij është nga Shqipëria, ndaj sot në “Studio 4” tregoi fillimet e tij dhe sulmet që mori për shkak të origjinës së tij. Por sidomos veçon që histori që i ka ndodhur në shkollën fillore.

11 Prill 2023, 16:47 Nga k.m.
Rrëfimi i aktorit shqiptar! Sot ka sukses, por dikur mësuesja e
Nikos Gelia

GREQI- Nikos Gelia është pjesë e “prurjeve” të aktorëve të rinj si në teatër ashtu edhe në televizion, duke marrë disa “role serioze” gjatë karrierës së tij. Origjina e tij është nga Shqipëria, ndaj sot në “Studio 4” tregoi fillimet e tij dhe sulmet që mori për shkak të origjinës së tij. Por sidomos veçon që histori që i ka ndodhur në shkollën fillore.

“Më pëlqen shumë historia. Mësuesi na pyeste se kush donte të fliste për mësimin, unë ngrija dorën dhe mësuesi më thoshte “je shqiptar, nuk ke të drejtë të flasësh për historinë greke”.

Aktori zbuloi gjithashtu një ndërveprim që ai dhe nëna e tij kishin me një oficer policie, i cili e bëri nënën e tij të qante gjatë një kontrolli. Ai tha se kur prindërit e tij erdhën në Greqi e përjetuan më shumë vështirësi periudhën e përshtatjes, kjo edhe ër shkak të hendekut gjuhësor që kishin me bashkëqytetarët e tyre në Greqi.

“Ka qenë një skenë ku unë kam qenë në Omonia dhe një polic ka tallur nënën time, ku i ka marrë letrat për t'i parë. Sapo i pa, i tha që fëmija do të qëndrojë këtu dhe ju do të shkoni direkt në Kakavijë. Ishte shkak por kjo e ka bërë të qajë nënën time, pasi besonte se do ta dërgonin në Shqipëri dhe do më mbanin mua në Greqi,"-shtoi ai./reader.gr

nikos gelia

Sondazh

Poll