Art&Argëtim

"Vajtojnë dhe lënë lule para shtëpisë", fansat vuajnë ndarjen e Tayler Swift nga i dashuri i saj

Dyshja vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre gjashtëvjeçare, për të cilën fansat e këngëtares janë në ‘zi’, duke vajtuar, madje po çojnë dhe lule para shtëpisë.

12 Prill 2023, 15:07 Nga f.i
"Vajtojnë dhe lënë lule para shtëpisë",
Tayler Swift dhe Joe Alwyn

SHBA- Si duket fansat po e vuajnë më shumë ndarjen e Tayler Swift nga i dashuri i saj, Joe Alwyn pas 6-vitesh. Mediat e huaja shkruajnë se dyshja vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre gjashtëvjeçare, për të cilën fansat e këngëtares janë në ‘zi’, duke vajtuar, madje po çojnë dhe lule para shtëpisë.

Me anë të disa postimeve në Twitter fansat shihen para shtëpisë së Swif duke qarë dhe duke vendosur lule te dera. 

"Nuk mund ta besoja”, -tha njëri.

“Qava aq shumë sa u lodha”, -tha një tjetër.

“Ishte një histori dashurie nga jeta reale. Mënyra se si flisnin me njëri-tjetrin, mënyra se si ajo këndoi për të, ishte shumë e bukur”,-shkruan dikush tjetër.

tayler swift

Sondazh

Poll