Art&Argëtim

Lë pas Katy Perry-n, Rihanna bëhet gruaja më e ndjekur në 'Twitter'

Këngëtarja ka lënë pas, Katy Perry-n duke numëruar 108,278,326 ndjekës në Twitter, gjë që e bën atë gruan më të ndjekur në botë dhe llogarinë e katërt më të ndjekur ndonjëherë.

12 Prill 2023, 09:08 Nga f.i
Lë pas Katy Perry-n, Rihanna bëhet gruaja më e ndjekur
Rihanna dhe Katy Perry

SHBA- Këngëtarja e njohur Rihanna, është bërë gruaja më e ndjekura në 'Twitter'. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja ka lënë pas, Katy Perry-n duke numëruar 108,278,326 ndjekës në Twitter, gjë që e bën atë gruan më të ndjekur në botë dhe llogarinë e katërt më të ndjekur ndonjëherë.

Pas Rihannës vendin e dytë e zë ish-presidenti Barack Obama me 132,941,739 ndjekës dhe pas tij këngëtari Justin Bieber, i cili renditet i treti me 113,171,252 ndjekës.

Pronari i 'Twitter' Elon Musk mban vendin e parë, me 134,341,896 ndjekës.

Këngëtarja Katy Perry, e cila mbante titullin e gruas më të ndjekur në platformë, tani me 108,258,344 ndjekës, renditet si llogaria e pestë më e ndjekur në Twitter në mbarë botën.

 

rihanna

Sondazh

Poll