Art&Argëtim

Florjan Binaj flet për largimin nga Portokalli: Nuk donin të më mbanin, vendosa t'i parakaloj

I pyetur nga Aulona se si erdhi vendimi për largimin nga Portokallia Binaj ka rrëfyer se nuk ishte një vendim i momentit por kishte vite që e mendonte largimin.

12 Prill 2023, 08:40 Nga f.i
Florjan Binaj flet për largimin nga Portokalli: Nuk donin të më
Florjan Binaj

TIRANË- Aktori Florjan Binaj ka folur së fundmi për largimin nga Portokallia. I ftuar në 'Natën me Aulonën', Binaj ka folur rreth vendimit të largimit mbas 18 vitesh si dhe për projektet e reja.

Aktori ka treguar se nuk ka hequr dorë nga roli i personazhit të ‘policit’ të pëlqyer aq shumë nga publiku. Ai do ta luajë përsëri por jo më në Portokalli. I pyetur nga Aulona se si erdhi vendimi për largimin nga Portokallia Binaj ka rrëfyer se nuk ishte një vendim i momentit por kishte vite që e mendonte largimin.

Minuta 14:34

Florjani: Publikut do ia jap sërisht atë që do, un nuk hoqa dorë nga personazhi qe kam luajtur për 18 vite. Atë rol un do e luaj përsëri por jo në Portokallia, mbase ne teatër, në filma.

Aulona: Po largimi nga portokallia si ishte, u largove me një ndjesi positive apo me një ndjesi negative?

Florjani: Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më eshtë dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për tu larguar. Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për ti zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vetë.

florjan binaj

Sondazh

Poll