Art&Argëtim

Inteligjenca artificiale gjeneron prezantuesen e parë të lajmeve në Kuvajt

Spikerja e lajmeve e gjeneruar nga inteligjenca artificiale u shfaq parë në llogarinë e 'Kuwait News' në Twitter gjatë fundjavës.

11 Prill 2023, 15:57 Nga a.d
Inteligjenca artificiale gjeneron prezantuesen e parë të lajmeve
Fedha

KUVAJT- “Kuwait News” postoi një video në rrjetin social Twitter gjatë fundjavës, duke treguar spikeren më të re të lajmeve, një grua bjonde e krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale. Në video shfaqet një grua bjonde, veshur me bluzë të bardhë dhe një xhaketë të zezë. Ajo u prezantua kështu: Unë quhem Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon falë inteligjencës artificiale në “Kuwait News”. Cilin lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë opinionet tuaja.

Abdullah Boftain, zv/kryeredaktor në ‘Kuwait News’ tha se ky është një testim i potencialit të inteligjencës artificiale për të ofruar “përmbajtje të reja dhe inovative”. Ai tha se në të ardhmen, Fedha mund të përvetësojë theksin e Kuvajtit si dhe të prezantojë lajmet në llogarinë e tyre në Twitter.

Për të shpjeguar zgjedhjen e emrit, Boftain tha se ‘Fedha’ është një emër i vjetër vendas, që i referohet argjendit.

“Gjithmonë i kemi imagjinuar robotët të jenë prej argjendi dhe në ngjyrë metalike, prandaj i kombinuam së bashku”.

Sipas tij, paraqitja e Fedha, me flokë bjondë dhe sy me ngjyrë të hapur përfaqëson popullsinë e Kuvajtit.

“Fedha i përfaqëson të gjithë,”- tha Boftain.

 

ai inteligjenceartificiale

Sondazh

Poll