Politike

Ditën që takoi përfaqësuesit e Opozitës, Escobar ndalet dhe në zyrën e Xhaçkës

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

12 Prill 2023, 15:08 Nga F.M
Ditën që takoi përfaqësuesit e Opozitës, Escobar ndalet
Takimi

TIRANË- I dërguari i SHBA-ve Gabriel Escobar ka zhvilluar dhe një takim me ministren Olta Xhaçka. Përmes një njoftimi nga zyra e shtypit, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka bën me dije se bashkë me Escobar vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA-ve.

Në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë. Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 Ditën e sotme, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi takime me përfaqësuesit e opozitës. Në orën 10:30, Escobar nisi takimin me deputetin Enkelejd Alibeaj. Më pas në orën 12:00, Escobar zhvilloi një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. takimi zgjati gjysmë ore dhe u zhvillua në zyrat e PL-së.

gabriel escobar escobar ne tirane

Sondazh

Poll