Politike

Denoncimet për Rezeart Tushën, Celibashi: Jemi të detyruar të bëjmë riverifikime

Përfaqësuesit e PD-së u shprehën se Tusha i ka kaluar njëherë filtrat, por Celibashi tha se një procedurë të tillë e kërkon ligji. 

12 Prill 2023, 13:41 Nga F.M
Denoncimet për Rezeart Tushën, Celibashi: Jemi të detyruar
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se do të bëjnë të gjitha verifikimet e nevojshme për kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Shijak, Rezeart Tusha. Përfaqësuesit e PD-së u shprehën se Tusha i ka kaluar njëherë filtrat, por Celibashi tha se një procedurë të tillë e kërkon ligji. 

Pjesë nga prononcimi: 

Ndërhyrja e dytë ka të bëjë me pikën 18, për Rezeart Xhelal Tusha, kandidatin e koalicionit tonë për Bashkinë Shijak. Ai s'e ka për herë të parë kandidimin dhe e ka kaluar njëherë këtë filtër, e ka marrë miratimin nga KQZ. Nuk shohim asnjë arsye tjetër që të vazhdohet me hetime të thelluara për të. 

Ilirjan Celibashi: Përsa i përket kandidatit të Shijakut, edhe pse është bërë vlerësimi, jemi të detyruar formalisht që qoftë edhe për këtë periudhën që nga momenti që është bërë vlerësimi e deri më sot. Duhet ta bëjmë. Jemi të detyruar. 

ilirjan celibashi kqz 12 prill 2023

Sondazh

Poll