Politike

VIDEO/ 'Vetëm përpara...' Në hall për ide! Pas tallavasë me këngën, socialistët frymëzohen nga komunistët gjermanë

E nisim me një këngë tallava, kalojmë me një slogan që nuk motivon askënd përveçse provokon kundërshtarin dhe vazhdojmë fushatën e 4 që prej 2017 pa program.  

12 Prill 2023, 14:47 Nga f.g
VIDEO/ 'Vetëm përpara...' Në hall për ide! Pas
Edi Rama dhe Erich Honecker

TIRANE- "Vorwärts immer, rückëärts nimmer!" Vetëm përpara, kurrë më prapa! Kjo ishte parulla e Partisë së Unitetit Socialist të ish-Gjermanisë Lindore, e njohur edhe si Partia Komuniste Gjermane. Tashmë është riformuluar. Fillimisht në Greqi, ku kryeministri Kyriakos Mitsotakis garon për mandatin e dytë qeverisës me sloganin “Greqia nuk kthehet prapa, shikon vetëm përpara”, dhe në Shqipëri ku kryesocialisti Edi Rama me një tabelë me dy shigjeta "Vetëm përpara", "Kurrë më mbrapa", kërkon të bindë qytetarët për administratorët e pushtetit vendor. 

 

Por edhe pse kemi hyrë në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe krijimeve origjinale, ku ajo që fiton është të qenit unik, politikës së majtë duket se i kanë mbaruar idetë. Grupi i PR-it që ka përgatitur sloganet dhe modulet e fushatës është zhytyr në histori duke bërë një kopje të shëmtuar të Partisë Komuniste Gjermane. Edhe pse kauzat sociale sot janë të shumta, politikanët janë aq larg realitetit sa nuk arrijnë dot as të frymëzohen nga ato. 

E nisim me një këngë tallava, kalojmë me një slogan që nuk motivon askënd përveçse provokon kundërshtarin dhe vazhdojmë fushatën e 4 që prej 2017 pa program.  

Akoma dhe sot, nuk kemi dëgjuar ende një program të mirëfilltë nga Partia që udhëheq shqiptarët. Do të duhet të presim edhe 29 ditë për të parë sesi fushata do të përvishet mes emrave të përveçëm ndërsa me lugën në pjatën bosh, votuesit do të dëgjojnë prapë "Vetëm përpara, kurrë më prapa!".

*Shënim: Fraza e zgjedhur i përket Erich Honecker, ish-udhëheqës i Gjermanisë Lindore deri në vitin 1989, pak para rënies së Murit të Berlinit. /Dosja.al

erich honecker edirama fushata 2023 slogani i ps

Sondazh

Poll