Politike

Rasti i Hajdarit/ "Do na detyroni të ribëjmë zgjedhje", PD replikon në KQZ, Celibashi: E morët të mirëqenë që fiton, gjithçka e verifikon prokuroria

Celibashi tha se gjithçka do të merret parasysh, por që do të ndiqen hapat ligjorë.

12 Prill 2023, 13:08 Nga F.M
Rasti i Hajdarit/ "Do na detyroni të ribëjmë zgjedhje",
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka replikuar me përfaqësuesit e Partisë Demokratike në lidhje me kandidatin për kryetar bashkie në Kuçovë, Kreshnik Hajdari. PD kërkon që Hajdari të ndalohet për të kandiduar, ndërsa KQZ shprehet se nuk e bën dot këtë gjë. Celibashi tha se gjithçka do të merret parasysh, por që do të ndiqen hapat ligjorë.

Pjesë nga biseda: 

Kreshnik Hajdari është dënuar nga Gjykata në Janinë për hyrje të paligjshme në shtetin grek. Keni vendimin origjinal me përkthim dhe vulë. Funksionari ka shkelur dispozitat me të cilët funksionon ligji i dekriminalizimit. Kështu që duhet të pengohet kandidimi i tij. Ky i fundit është në kushtet për ndalimin në zgjedhje. 

Ilirjan Celibashi: Falemiderit, po zoti Sefa

Lidhur me rastin e Kuçovës, duke qenë se kemi pasur edhe raste të mëparshme dhe kemi qenë të detyruar të bëjmë zgjedhje sërish. Merrni veprime imediate për t'ju kursyer shqiptarëve zgjedhje të tjera.

Ilirjan Celibashi: Për rastin e Hajdarit jemi në kushtet kur KQZ-ja do të duhet të kërkojë dokumentet e nevojshme nga autoritetet. Nuk ka kompetencë KQZ që ta bëjë këtë vlerësim, por organet e prokurorisë. Në një gjuhë më të qartë, është ai institucioni që bën një vlerësim të aktit të ndodhur. Mbi atë vlerësim do të vendosim nëse kandidati në fjalë është në kushtet për të kandiduar apo jo. Ne me njëri-tjetrin e kuptojmë shumë mirë si është situata, por vlerësimin e bën organi i prokurorisë. Ju e morët të mirëqenë që ky kandidat do të fitojë zgjedhjet, por ne nuk e marrim të mirëqenë. Nuk e dimë a do t'i fitojë.

ilirjan celibashi kqz 12 prill 2023

Sondazh

Poll