Politike

Ilir Beqaj nuk pranon mandatin në Kuvend, kush pritet të zëvendësojë Benet Becin nga socialistët

Komisioni Qëndror i Zgjedheve shpalli sot moszgjedhshmërinë pasi ai nuk iu përgjigj thirrjes së saj për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit brenda afatit. 

12 Prill 2023, 13:20 Nga I.A
Ilir Beqaj nuk pranon mandatin në Kuvend, kush pritet të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Ilir Beqaj nuk ka pranuar mandatin e deputetit në Kuvend, pas dorëheqjes së Benet Becit, i cili kandidon në zgjedhjet lokale për kryebashkiak të Shkodrës. Komisioni Qëndror i Zgjedheve shpalli sot moszgjedhshmërinë pasi ai nuk iu përgjigj thirrjes së saj për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit brenda afatit. 

Për të zëvendësuar Beqajn, KQZ ka ftuar Frrok Gjinin që është në listën vijuese të PS për të marrë mandatin. Atij do t’i duhet të dorëzojë formularin brenda 10 ditësh, ndryshe do të hiqet dhe ai nga lista. 

kqz 12 prill 2023 frrok gjini

Sondazh

Poll