Politike

ME VIDEO/ Shtrëngime duarsh dhe biseda, ç'ndodhi në 30 minuta takim mes Metës dhe Escobarit, Kim shfaqet 'stoike'

Meta shtrëngoi duart me Escobar, të cilin e ftoi në tryezë, aty ku për gjysmë ore biseduan për çështje të ndryshme në lidhje me politikën në vend.

12 Prill 2023, 13:51 Nga A.B
ME VIDEO/ Shtrëngime duarsh dhe biseda, ç'ndodhi në 30
Ilir Meta dhe Escobar

TIRANË-I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar u takua ditën e sotme me kryetarin e 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta. Takimi i cili zgjati për 30 minuta, u mbajt në ambientet e partisë së Lirisë. Meta, së bashku me anëtarët e tjerë të partisë pritën Escobarin, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. 

Meta shtrëngoi duart me Escobar, të cilin e ftoi në tryezë, aty ku për gjysmë ore biseduan për çështje të ndryshme në lidhje me politikën në vend. Ajo që ra në sy ishte qëndrimi krejtësisht stoik i Kim. Ambasadorja është shfaqur gjithmonë në ekrane e buzëqeshur, kryesisht në takime zyrtare, por sot duket se ishte mjaft në siklet dhe e mërzitur. Ç'të ketë ndodhur?

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka nisur një sërë takimesh prag zgjedhjeve lokale të 14 majit. Dje, Escobar takoi kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj. Sot ka takuar përfaqësues të Opozitës, deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pas takimeve të zhvilluara një ditë më parë, në një reagim ambasada e SHBA-ve tha se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. I dërguari i SHBA-ve ka shmangur takimet me kryedemokratin Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit./Dosja.al

escobar ne tirane

Sondazh

Poll