Politike

Rasti i Qerim Ismailit hap debat në KQZ, juristi: Do merrni vendim apo jo? Është dënuar! Celibashi: E regjistroi KZAZ-ja

Ai tha se kanë bërë kërkesë për tërheqjen e dokumentacioneve të nevojshme nga institucionet e tjera dhe presin që t'i shqyrtojnë ato. 

12 Prill 2023, 13:03 Nga F.M
Rasti i Qerim Ismailit hap debat në KQZ, juristi: Do merrni vendim apo jo?
KQZ

TIRANË- Partia Demokratike kërkon që Qerim Ismaili, aktualisht kryetari i Bashkisë Mallakastër të mos lejohet të kandidojë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Përfaqësuesit e PD-së kërkuan që kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi të marrë një vendim. Vetë Celibashi tha se Ismaili e ka kryer procedurën e regjistrimit në KZAZ. Ai tha se kanë bërë kërkesë për tërheqjen e dokumentacioneve të nevojshme nga institucionet e tjera dhe presin që t'i shqyrtojnë ato. 

Pjesë nga biseda:

Ilirjan Celibashi: Procesi i regjistrimit të tij si kandidat është bërë nga KZAZ-ja. KQZ shqyrton vetëm regjistrimin e tij, deri më tani nuk ka pasur asnjë mekanizëm për të penguar regjistrimin e tij.

Edhe njëherë, është procedurë ligjore, autoriteti për verifikimin e kushteve ligjore jeni ju

Ilirjan Celibashi: Thashë të njëjtën gjë.

Po, pra nuk merret KZAZ-ja me verifikimin e tij. Mua më intereson që ju si Komisioner të merrni vendim që ky zotëria është në kushtet e ndalimit. Kur thotë dispozita jo më pak se gjashtë muaj, kur je dënuar gjashtë muaj, je i djegur. Këtu duhet zbatuar ligji dhe autoriteti i vetëm për zbatimin e këtij ligji, jeni ju. Ju keni në dispozicion dhe të gjitha dokumentet. Jemi në pritje, do e rishikoni atë vendimmarrje apo mendoni se është në përputhje me ligjin. 

ilirjan celibashi qerim ismaili kqz 12 prill 2023

Sondazh

Poll