Politike

Vijon turi! Escobar mbërrin në zyrën e Metës, momenti kur zonjat e presin në hyrje (VIDEO)

Escobar është futur të takojë kreun e PL-së, Ilir Meta.

12 Prill 2023, 11:20 Nga F.M

TIRANË- Vijon turi i takimeve të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Pas zhvillimit të takimit me deputetin Enkelejd Alibeaj, Escobar ka mbërritur në zyrat e Partisë së Lirisë. Sërish i shoqëruar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, Escobar është futur të takojë kreun e PL-së, Ilir Meta. Ai është pritur nga deputetja Erisa Xhixho dhe Floida Kërpaçi.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka nisur një sërë takimesh prag zgjedhjeve lokale të 14 majit. Dje, Escobar takoi kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj. Sot po takon përfaqësues të Opozitës, deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pas takimeve të zhvilluara një ditë më parë, në një reagim ambasada e SHBA-ve tha se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. I dërguari i SHBA-ve ka shmangur takimet me kryedemokratin Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

gabriel escobar escobar ne tirane

Sondazh

Poll