Sport

“Futbolli i përket popullit, të pasurit marshojnë” ishte mesazhi i tifozëve të Bayernit kundër parave të sheikëve!

Bavarezët kishin një mesazh të qartë për pronarët e Manchester City dhe Manchester United, Sheikh Mansour Bin Zayed Al Nahyan dhe vëllezërit Glazer, Avram dhe Joel .

12 Prill 2023, 12:38 Nga DOSJA

“Futbolli i përket popullit, të pasurit marshojnë”

ANGLI - Bayern nuk kaloi mirë në Mançester, pasi u mposht nga City në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League me rezultatin 0-3.

Mirëpo, tifozët e Bayernit patën një performancë në tribuna për të cilën ende flitet dhe shkruhet në Angli dhe Gjermani. Bavarezët kishin një mesazh të qartë për pronarët e Manchester City dhe Manchester United, Sheikh Mansour Bin Zayed Al Nahyan dhe vëllezërit Glazer, Avram dhe Joel .

“Futbolli i përket popullit, të pasurit marshojnë”

- Glazers, Sheikh Mansour, të gjithë autokratë jashtë! Futbolli i përket popullit – ishte pankarta në tribunën me tifozët e Bayernit gjatë ndeshjes kundër Manchester Cityt.

Familja amerikane Glazer ka qenë pronare e Manchester United për shumë vite dhe së fundmi po përmendet gjithnjë e më shumë se ata janë gati të shesin klubin. Që kur morën drejtimin e United, ata kanë qenë në luftë me një bërthamë të guximshme tifozësh.

Sheikh Yassim Bin Hamad Al Thani , djali i ish-kryeministrit të Katarit, ka bërë ofertën më të mirë për blerjen e Manchester United. Vlera e saj është tetë miliardë paund, gjashtë prej të cilave do të shkonin për familjen Glazer dhe dy prej të cilave do të investoheshin në klub. Manchester United është klubi i katërt më i pasur i futbollit në botë, sipas analizës Deloitte.

Nga ana tjetër, Sheikh Mansour është pronar i Cityt përmes kompanisë “City Football Group” dhe këtë klub anglez e ka bërë një gjigant europian, të cilit i mungon vetëm Champions League. Kjo është arsyeja pse ata shpenzuan një pasuri për të sjellë Erling Haaland. Në dekadën e fundit, një investitor i pasur nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka investuar dhjetëra miliarda euro në Manchester City dhe ka qenë nën vëzhgimin e UEFA-s për shkelje të vazhdueshme të Fair Play-it financiar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll