Bota

Kurti: Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla i patolerueshëm, institucionet ta trajtojnë rastin me seriozitet

Kurti në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se sulmi ndaj Sylës është i patolerueshëm dhe i papranueshëm

12 Prill 2023, 12:03 Nga I.A
Kurti: Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla i patolerueshëm, institucionet ta
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka dënuar sulmin e mbrëmshën ndaj gazetarit Valon Syla. Kurti në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se sulmi ndaj Sylës është i patolerueshëm dhe i papranueshëm.

Më lejoni fillimisht të them se sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk mund dhe nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike. Në një shoqëri demokratike të cilën e prezantojmë dhe e promovojmë me krenari, nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë sesa liria e fjalës”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë kërkoi nga institucionet që ta trajtojnë këtë rast me seriozitetin e duhur, në mënyrë që autorët të vihen para drejtësisë sa më parë.

“Syla i urojmë shërim dhe rikuperim të shpejtë, ndërkaq nga institucionet e vendit presim dhe kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur, ashtu që autorët sa më parë të vihen para drejtësisë”, tha Kurti.

Gazetari Valon Syla rreth mesnatës u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin tre islamikë fanatikë.

rrahja e gazetarit valon syla valon syla

Sondazh

Poll