Bota

VIDEO/ Vrasja e 5-fishtë brenda bankës në SHBA, momenti kur policia përballet me autorin

Policia e SHBA-së ka publikuar një video, e cila tregon momentin kur ata përballen me autorin e ngjarjes së përgjakshme në Old National Bank në Louisville, ku ngelën të vrarë 5 persona.

12 Prill 2023, 10:03 Nga f.i
VIDEO/ Vrasja e 5-fishtë brenda bankës në SHBA, momenti kur
pamje nga ngjarja

SHBA- Policia e SHBA-së ka publikuar një video, e cila tregon momentin kur ata përballen me autorin e ngjarjes së përgjakshme në Old National Bank në Louisville, ku ngelën të vrarë 5 persona. Mediat e huaja raportojnë se është bërë e ditur se autori ishte 25-vjeçari Connor Sturgeon, i cili mbeti i vdekur gjatë sulmit në bankë.

Policia u përgjigj brenda pak minutave dhe qëlloi për vdekje sulmuesin në një shkëmbim zjarri. Autoritetet më vonë mësuan se 25-vjeçari po transmetonte drejtpërdrejt sulmin në 'Instagram' dhe njoftuan se po punonin për të hequr pamjet.

 

 

sulm ne shba 5 te vdekur ne shba

Sondazh

Poll