Bota

DETAJE/ Shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve, qëndroi 13 ditë e shtruar në spita. Gruaja jetonte mes shpendëve të egër

Mësohet se gruaja 56-vjeçare ka qenë rasti i tretë i infektuar me gripin e shpendëve dhe ajo u sëmur më 22 shkurt dhe u shtrua në spital me pneumoni të rëndë më 3 mars. Gruaja ishte ekspozuar ndaj shpendëve të gjalla përpara se të sëmurej, si dhe zogjve të egër rreth shtëpisë së saj.

12 Prill 2023, 09:49 Nga f.i
DETAJE/ Shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve,
Foto ilustruese

KINË- Mediat kanë siguruar detaje të reja, pasi u shënua viktima e parë nga gripi i shpendëve H3N8. Siç shkruan dhe Dailymail gruaja 56-vjeçare nga provinca Guangdong në Kinën juglindore, ka vdekur nga gripi i shpendëve H3N8, në 16 mars. Në raportin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thuhet se 56-vjeçarja qëndroi 13 ditë e shtruar në spital.

Mësohet se gruaja 56-vjeçare ka qenë rasti i tretë i infektuar me gripin e shpendëve dhe ajo u sëmur më 22 shkurt dhe u shtrua në spital me pneumoni të rëndë më 3 mars. Gruaja ishte ekspozuar ndaj shpendëve të gjalla përpara se të sëmurej, si dhe zogjve të egër rreth shtëpisë së saj.

“Pacientja kishte disa sëmundje themelore. Ajo ishte ekspozuar ndaj shpendëve të gjalla përpara se të sëmurej, si dhe zogjve të egër rreth shtëpisë së saj. Asnjë nga kontaktet e saj të ngushta nuk ishte i infektuar dhe as nuk kishin shfaqur simptoma të sëmundjes”,- thuhej në raportin e OBSH.

Virusi H3N8 u shfaq fillimisht në Amerikën e Veriut dhe deri më tani shkencëtarët mendonin se mund të transmetohej te kuajt, qentë dhe fokat e elefantët. Megjithatë gripi i shpendëve nuk ishte zbuluar te njerëzit deri në pranverën e kaluar, kur dy raste jo-fatale u raportuan në Kinë në prill dhe maj. Gruaja që humbi jetën ishte raste i tretë më i vonshëm që u regjistrua.

 

kine h3n8 viktima e pare me h3n8

Sondazh

Poll