Bota

Ministri serb përgënjeshtron raportin e Reuters: Duan të destabilizojnë vendin, nuk i kemi shtur askujt armë

Po ashtu ai shtoi se ata i qëndrojnë besnikë politikës së tyre për të mos u futur mes Rusisë dhe Ukrainës. 

12 Prill 2023, 11:08 Nga I.A
Ministri serb përgënjeshtron raportin e Reuters: Duan të
Millosh Vuçeviç

SERBI- Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka mohuar gjetjet e supozuara të agjencisë britanike Reuters se Serbia ka shitur apo synon t'i shesë armë Ukrainës,. I pyetur nga Tanjug, Vuçeviç ka theksuar se Serbia nuk i ka shitur asnjë vendi i përfshirë në luftë armë. Po ashtu ai shtoi se ata i qëndrojnë besnikë politikës së tyre për të mos u futur mes Rusisë dhe Ukrainës. 

Serbia nuk i ka shitur dhe as nuk do t'i shesë armë palës ukrainase apo ruse, as vendet që e rrethojnë atë konflikt. Qëllimi i dikujt është padyshim që të destabilizojë vendin tonë dhe ta tërheqë atë në një konflikt në të cilin ne nuk do të marrim pjesë. Ne i qëndrojmë vazhdimisht politikës sonë të vendosur," tha Vuçeviç.

Sot Reuters ka publikuar një artikull të bazuar mbi dokumentet që kanë rrjedhur nga Pentagoni, ku sipas tyre Serbia i ka shtur armë Ukrainës. Dokumenti, mban titullin "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit.

millosh vuçeviç dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll