Bota

Prokurori Bragg ngre padi ndaj ligjvënësit Jim Jordan për ndërhyrje në hetimin ndaj Trump

Padia e Bragg kërkon t'i jepen fund akuzave të republikanëve se ndjekja e ish-presidentit nga ana e prokurorit ishte politike.

12 Prill 2023, 09:31 Nga I.A
Prokurori Bragg ngre padi ndaj ligjvënësit Jim Jordan për
Jim Jordan dhe Alvin Bragg

SHBA- Prokurori i qarkut të Manhattan-it Alvin Bragg paditi të martën ligjvënësin Jim Jordan, një veprim që synon të pengojë republikanët e Kongresit të ndërhyjnë në çështjen penale kundër ish-presidentit Donald J. Trump. Padia e Bragg kërkon t'i jepen fund akuzave të republikanëve se ndjekja e ish-presidentit nga ana e prokurorit ishte politike.

“Kongresit i mungon një arsyetim i vlefshëm legjislativ për t’u përfshirë në një fushatë të lirë ngacmimi në shenjë hakmarrjeje për hetimin dhe ndjekjen penale të zotit Trump nga Prokurori i Qarkut, të bazuar në ligjet e Nju Jorkut”, thuhet në padi, duke përmendur mungesën e autoritetit të Kongresit në Kushtetutë për të mbikëqyrë çështjet penale në shqyrtim.

Ligjvënësi Jim Jordan reagoi përmes një postimi në Twitter, ku thuhet: Së pari, ata ngrejnë padi ndaj një presidenti për asnjë krim. Më pas ata ngrenë padi në përpjekje për të bllokuar mbikëqyrjen nga Kongresit.

jim jordan alvin bragg donald j. trump

Sondazh

Poll