Bota

Rrjedhja e dokumenteve sekrete, Rusia: Po bëhet për të na mashtruar, mund të jenë të rreme

Ryabkov tha se nuk e përjashton mundësinë që mund të jetë një rrjedhje e qëllimshme.

12 Prill 2023, 11:03 Nga F.M
Rrjedhja e dokumenteve sekrete, Rusia: Po bëhet për të na
Sergei Ryabkov

RUSI- Zëvendësministri rus, Sergei Ryabkov ka deklaruar se dokumentet që kanë rrjedhur nga Pentagoni mund të jenë duke u shpërndarë për të mashtruar Rusinë. Në një deklaratë për mediave vendase, Ryabkov tha se nuk e përjashton mundësinë që mund të jetë një rrjedhje e qëllimshme dhe se dokumentat mund të jenë të rremë. 

“Ka gjasa që është interesante për dikë që t’i shikojë këto dokumente, nëse vërtetë janë dokumente ose mund të jenë të rreme, apo mund të jenë rrjedhje të qëllimshme”, tha Sergei Ryabkov për agjencitë ruse të lajmeve.

“Pasi SHBA-ja është palë në konfliktin [në Ukrainë] dhe në thelb po zhvillon një luftë hibride kundër nesh, ka gjasa që teknike të tilla po përdoren për të mashtruar kundërshtaren e tyre, Federatën Ruse”, shtoi ai.

Çfarë ka ndodhur në Pentagon?

Disa dokumente të klasifikuara të SHBA-së u shfaqën në internet muajin e kaluar në platformën e mediave sociale Discord. Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll