Bota

U dhunua nga 3 persona, Valon Syla kritikoi jetën luksoze të hoxhallarëve dhe i quajti 'Mulla Mercedesa'

Gazetari ka kritikuar hapur hoxhallarët, të cilët sipas tij në vend që të bejnë bamirësi dhe të tregojnë modesti në muajin e shenjtë të Ramazanit, po sillen si figurat e njohura publike duke reklamuar makinat e tyre luksoze. Ndër të tjera Syla ka kërkuar që Naim Tërnava të tregojë nga burojnë të ardhurat financiare të Bashkësisë Islame.

12 Prill 2023, 10:56 Nga f.i
U dhunua nga 3 persona, Valon Syla kritikoi jetën luksoze të
Valon Syla

KOSOVË- Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar ditën e djeshme nga tre persona. Mësohet se para se të sulmohej fizikisht analisiti Valon Syla kishte bërë disa reagime lidhur me dhurmin e një makine "Mercedes" për një hoxhë në Prizren, ku ka kritikuar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, shkruan nacionale.com.

Gazetari ka kritikuar hapur hoxhallarët, të cilët sipas tij në vend që të bejnë bamirësi dhe të tregojnë modesti në muajin e shenjtë të Ramazanit, po sillen si figurat e njohura publike duke reklamuar makinat e tyre luksoze. Ndër të tjera Syla ka kërkuar që Naim Tërnava të tregojë nga burojnë të ardhurat financiare të Bashkësisë Islame.

“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një i apasionuar pas makinave... blen makina superluksoze për vajzën e tij, për djemt e tij, madje ju hap firma për të shitur automjete, dhe tani në muajin e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet për modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si 'Vali Corleone'...” – ka shkruar Syla, duke publikuar edhe dy video të tjera ku kritikon ashpër kryetarin e Bashkësisë Islame.

Syla, i cili ishte pjesë e emisionit "Pressing" në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja. Mësohet se tre personat që e kanë sulmuar, e kanë ndjekur teksa po kthehej në shtëpi. Si pasojë e sulmit të ndodhur, ai ka marrë lëndime të lehta në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.

valon syla sulmohet valon syla

Sondazh

Poll