Politike

Detaji që s’u pa nga raporti për Metën, Komisioni i Venecias e solli me urgjencë

27 Shtator 2019, 19:43 Nga DOSJA
Detaji që s’u pa nga raporti për Metën, Komisioni i

TIRANË– Komisioni i Venecias ka publikuar raportin për përfundimin e hetimeve në lidhje me shkeljet e Kushtetës që presidenti Ilir Meta akuzohej të kishte bërë. Në raportin prej 19 faqesh, “Venecia” bën me dije se Meta ka tejkaluar kompetencat e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjithsesi përsa i përket shkarkimit të Presidentit, Komisioni i Venecias shkruan se kalimi i kompetencave të tij nuk janë një shkelje që çojnë në shkarkimin e Ilir Metës.

Ajo që bie në sy është data e raportit. Në kokën e raportit shkruhet data 29 shtator, ndërkohë që raporti është publikuar dy ditë më parë, domethënë ditën e sotme më datë 27 shtator.

Në asnjë rresht të këtij përfundimi hetimor nuk bëhet me dije ky nxitim i publikimit të raportit, dy ditë përpara datës që mban vetë shkresa. Përse u nxitua Komisioni i Venecias për publikimin e këtij raporti?

Zëdhënësi i Presidencës, i pyetur nga mediat në lidhje me këtë fakt, është shprehur se nuk preferon të komentojë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta raporti i venecias per shkarkimin e metes tedi blushi ilir meta raporti i venecias per shkarkimin e metes tedi blushi

Sondazh

Poll