Politike

Rama në OKB: Të njihet Kosova si e pavarur, Shqipëria të integrohet në BE. Reforma në Drejtësi po ul korrupsionin

27 Shtator 2019, 19:03 Nga DOSJA
Rama në OKB: Të njihet Kosova si e pavarur, Shqipëria të

SHBA- Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sot për të mbajtur një fjalë ishte radha e Kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij kryeministri tregoi para të gjithëve dhe arsyen pse iu desh të shtynte vizitën për në SHBA, duke theksuar se Shqipëria u përfshi nga një tërmet i fortë.

Më tej gjatë fjalës një vend pati dhe për Reformën në Drejtësi për të cilën theksoi se është një proces shumë madhor. Numri një i qeverisë u shpreh se me këtë reformë në Shqipëri do të ulet korrupsioni në mënyrë drastike dhe do i hap rrugë shtetit të së drejtës.

Po ashtu Rama ka folur dhe për humbjen e jetës së dy ushtarëve shqiptarë në Letoni. Ai u shpreh se dhimbja është e madhe për major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj, por misioni do të vijojë.

Në fund Kryeministri foli qartë për Kosovën, duke thënë se është një shtet i pavarur dhe duhet të njihet si realitet i tillë nga Serbia. Po ashtu ka kërkuar dhe intergimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama pavaresia e kosoves rama ne okb reforma ne drejtesi edi rama pavaresia e kosoves rama ne okb reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll