Aktualitet

“Vëllai kishte probleme të shëndetit mendor”/ Flet bashkëshorti i Migena Sinanit: Familjarët më thanë ka ndodhur hataja

Sa i takon ngjarjes, ai thotë se vëllai i tij dhe e shoqja nuk kanë pasur asnjë konflikt me njëri-tjetrin.

11 Prill 2023, 13:51 Nga I.A
“Vëllai kishte probleme të shëndetit mendor”/ Flet
Migena Sinani

TIRANË- Bashkëshorti i Migena Sinani, Erion Sinani e cila u ekzekutua nga kunati i saj teksa flinte gjumë bashkë me vajzën 2-vjeçare, ka rrëfyer dinamikën e tragjedisë në banesën e tij. Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, ai tha se në momentin kur vëllai i tij ka vrarë me armë bashkëshorten dhe nënën e dy fëmijëve të tij, ai ka qenë në punë.

Sa i takon ngjarjes, ai thotë se vëllai i tij dhe e shoqja nuk kanë pasur asnjë konflikt me njëri-tjetrin. Ai tha se një natë para krimit, në diskutime normale familjare, Rolandi i cili kishte dy ditë që kishte lënë punën, i kishte thënë Migenës: Ishalla po e gjen ti një punë, se unë e gjej, s’është problem.

“Nuk kam qenë te vendi, nuk e di pse e ka bërë vëllai. Nuk kisha dijeni për armën e vëllait, nuk isha në shpi kur ka ndodhur ngjarja. Kur më ka telefonuar vjehrri kam qenë në komisariat. Ngjarjen e mësova në punë, kam qenë turn i tretë. Telefonin e kisha të fikur por kur e ndeza pashë mesazhet, mora prindërit dhe më thanë që ka ndodhur hataja. Aty ishte mbushur me polici, nuk pashë as vajzën. Trupi i vëllait është gjendur para shtëpisë, nuk e di kush e çoi armën aty. Kam qenë shumë i tronditur, nuk janë të vërteta kërcënimet që do e vriste Migenën, kanë shkuar shumë mirë. Vëllai vuante prej vitesh nga shëndeti mendor. Por punonte, ishte në marrëdhënie pune. Kishte dy ditë që ishte larguar. Marrëdhënia e tyre ka qenë e mirë, nuk kanë pasur konflikte. Po punonim për të rregulluar jetën fëmijëve por ja që u pre çdo gjë, Migena nuk punonte po kërkonte por nuk po gjente. Punoja natën pasi fëmijët kanë nevojë për përkujdesje ditën. Unë me Migenën jam njohur me shkesi, ka qenë shumë e mirë. Jam munduar mos t’ia prish qejfin kurrë”, tha ai.

migena sinani erion sinani

Sondazh

Poll