Aktualitet

“Mos more se qenka vajza jonë!”/ Rrëfimi tronditës i vëllait të Migenës: Policia na dorëzuar vajzën me një batanije

Vëllai i Migenës tregoi se vajza e vogël nuk flet fare e se ka nevojë për psikologë.

11 Prill 2023, 12:24 Nga A.B
“Mos more se qenka vajza jonë!”/ Rrëfimi tronditës i
Emisioni

TIRANË- Vëllai i 37-vjeçares Migena Sinani e cila u vra nga kunati i saj, në një deklaratë për “Me Zemër të Hapur”, ka rrëfyer mes lotësh si e morën vesh lajmin e kobshëm. Ai u shpreh se ishin duke ndjekur lajmet, kur në një moment i ati u thotë se është vajza e tyre. Po ashtu, vëllai i Migenës tregoi se vajza e vogël nuk flet fare e se ka nevojë për psikologë.

“Po dëgjonin lajmet, dhe dikush komentonte: çfarë po bëhet këtu, pastaj babi mos mo se qenka goca ime. Më pas i ka rënë dhëndrit në tel, por ai ishte arrestu, dhe kishte kërkuar që të hapej telefoni i tij që të njoftonte njerëzit. Askush nuk ka tentuar që ta hapë atë telefon.

Policia na ka dorëzuar vajzën, me një batanije, dhe më pas më nxori rrobat. Pasi mësova lajmi, kam ardhur direkt në Shkozë.

Mbesa ka qenë shumë e lidhur dhe me mua, kur merrja motrën në tel dhe flisja ajo ishte e para që donte të më fliste, ndërsa atë ditë nuk më ka njohur dhe rrinte e trembur. Për momentin vajza nuk flet fare dha ka shqetësim natën, do të rrijë vetëm në krahë. Vajza është me ne tani. Askush nuk na ka ardhur, as psikologë, as askush tjetër. Djali 4 vjeç, vetëm kur e sheh në foto thotë kjo është mami im. Dhe në media e parë në televizor, thotë ‘mami im, pse ka dalë aty’”, tha ai.

Mes të tjerash, ai bëri një deklaratë të fortë mbështetjeje për kunatin e tij, duke e cilësuar si vëlla.

“Daja pse ka dalë mami në televizor”, ka thënë djali. Nuk mundemi t’i themi fëmijëve të vërtetën. Nuk e konceptoj dot arsyen se pse e vrau. Ai është më i shokuar (Erioni, burri i motrës së tij). S’ka pasur debate. Ka pasur ndonjë pakënaqësi të vogël siç ka çdo familje. Nuk na kishin shprehur asgjë të keqe. Motra ime ishte e sjellshme, jo se kam motër. E di vetë se kush ishte me të vërtetë. Nuk ka pasur asnjë gjë tjetër. Se dija që kunati i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor. Djalin e motrës e merrja unë. E kisha marrë unë, e merrja të premten dhe e mbaja deri të diel. Më tha se do ikja ta merrja në orën 17:00. Më mori në telefon dhe shkova e mora. E mora djalin dhe ajo do vinte. Do ishte dhe më e rëndë nëse dhe djali do ishte aty.

Kunati im punonte taksist prej 7 muajsh vetëm për fëmijët. Motra ime nuk punonte se lindi vajzën. Ka qenë më parë në punë. Motra po mblidhte lekë për të ndërtuar shtëpinë e re dhe do të jetonin sërish bashkë si familje, dmth jo të ndarë. Njerëzit më të afërt të Erionit ishin në funeral, ai ishte në krahun tim. Deri në momentin kur hëngrëm drekën e motrës time të ndjerë. Derën e shtëpisë time s’ja kam mbyllur kurrë asnjë njeriu. Unë atij s’i kam thënë që jam në hasmëri, por që e kam vëlla. Si mund t’i mbyll derën vëllait tim!,”-shtoi ai.

migena sinani

Sondazh

Poll