Aktualitet

Shpërthimi i makinës së Ndrecës! Njëri e vendos e tjetri ruan- MOMENTI kur 2 persona të maskuar montojnë eksplozivin në "Audi"

Dy persona gjatë natës i janë afruar me qetësi automjetit tip “Audi” të Ndrecës. Më pas një prej tyre shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan.

11 Prill 2023, 12:12 Nga A.B
Shpërthimi i makinës së Ndrecës! Njëri e vendos e
Autoret

TIRANË- Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë se si ka ndodhur shpërthimi me një sasi lënde plasëse në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca. Dy persona gjatë natës i janë afruar me qetësi automjetit tip “Audi” të Ndrecës. Më pas një prej tyre shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan.

Fillimisht, Ndreca ka ndezur makinën, e ka lënë ndezur dhe është rikthyer në banesë për të veshur këpucët. Ai është rikthyer në makinë dhe më pas në momentin që ka qenë duke u nisur, makina e tij tip 'Audi' ka shpërthyer në pjesën e përparme. Me të ka qenë edhe e ëma e cila ishte duke e pritur në pjesën e prapme të makinës.

Ndreca ka reaguar pasi i shpëtoi atentatit me tritol që ishte vendosur në mjetin e tij tip ‘Audi’.  Ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik./Dosja.al

bernard ndreca atentat bernard ndreces

Sondazh

Poll