Aktualitet

FOTO- Zbriti nga avioni në Rinas dhe humbi kontaktet me familjarët, kërkohet 70-vjeçarja, vajza: Vuan nga Alzheimer

E moshuara zbriti nga avioni në Rinas pasi sapo kishte ardhur nga Brukseli dhe humbi kontaktet me familjarët.

11 Prill 2023, 13:04 Nga A.B
FOTO- Zbriti nga avioni në Rinas dhe humbi kontaktet me familjarët,
Makbule Hida

TIRANË- Gruaja në foto quhet Makbule Hida, 70-vjeç. E moshuara ka humbur kontaktet me familjen në Rinas. Familjarët kanë denoncuar humbjen e të moshuarës, e cila vuan nga Alzheimer.

Ajo është e veshur pikërisht si në këtë foto e cila është e shkrepur pak orë para se ajo të humbte kontaktet. E moshuara zbriti nga avioni në Rinas pasi sapo kishte ardhur nga Brukseli dhe humbi kontaktet me familjarët.

Ajo mban ne krah një çantë te vogël të kuqe (ku ka pasaportën dhe sendet personale). Kush e sheh lutet të kontaktojë në numrin e telefonit 0682662353, numri i vajzës së të moshuarës.

makbule hida

Sondazh

Poll