11 Prill 2023, 13:31
Nga A.B
Perparim Ademi dhe dy viktimat
TIRANË- Lihet në fuqi vendimi për burg përjetë për Përparim Ademin. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, dha vendimin për 59-vjeçarin që vrau 2 motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.
Ademi kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kërkoi kthimin e çështjes për rigjykim. Por trupa gjykuese me drejtuese Valdete Hoxhën ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm.
SI NDODHI NGJARJA?
Ngjarja ndodhi më 31 Dhjetor 2020 në zonën e Astirit në kryeqytet. Përparim Ademi shkoi i armatosur me kallashnikov, të cilin e kishte fshehur në një çantë. Në hyrje të pallatit, ai ka lënë biçikletën e tij. Kur ka mbërritur përpara derës së banesës ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Përparim Ademi është përballur me dy motrat.
Në këtë moment, pa u futur ende brenda apartamentit, 59-vjeçari ka shkrepur armën. Dhe kjo vërtetohet nga shenja e plumbit që ka mbetur në derën kryesore të banesës. Pasi ka hyrë në brendësi, Përparim Ademi qëlloi me breshëri kallashnikovi dy motrat. Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi mbetën të vdekura në vend.
Pasi vrau me gjakftohtësi dy motrat, 59-vjeçari largohet qetësisht në këmbë. Me njërën dorë në xhep, Përparim Ademi u filmua duke u arratisur nga vendngjarja. Rreth 1 orë më vonë, ai u arrestua nga policia pranë shkollës “Vasil Shanto”./Dosja.al
perparim ademi
Aktualitet
11 Prill 2023, 13:16
A.B
Xhuljano Prela
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publike një letër që i ka mbërritur. Letra mban nënshkrimin ...
Aktualitet
11 Prill 2023, 13:04
A.B
Makbule Hida
TIRANË- Gruaja në foto quhet Makbule Hida, 70-vjeç. E moshuara ka humbur kontaktet me familjen në Rinas. Familjarët...
Aktualitet
11 Prill 2023, 13:00
A.B
Babai
VAU I DEJËS- I ati i Bernard Ndrecës, ka dhënë deklaratën e tij për mediat pas shpërthimit me tritol që ndodh...
Aktualitet
11 Prill 2023, 12:55
A.B
Arme
TIRANË- Shqiptarët janë vënë sërish në fokus të mediave britanike. “Kriminelët shqiptarë po te...
Aktualitet
11 Prill 2023, 12:32
A.B
SARANDË- Një 29-vjeçar nga Venezuela është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi ka dhunuar të dashurën e tij. Polic...
Aktualitet
11 Prill 2023, 12:27
I.A
Policia
DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër për dhunë në familje dhe tregëti kanabisi. Mësohet se n...
Aktualitet
11 Prill 2023, 12:24
A.B
Emisioni
TIRANË- Vëllai i 37-vjeçares Migena Sinani e cila u vra nga kunati i saj, në një deklaratë për “Me Zem&...
Aktualitet
11 Prill 2023, 12:22
A.B
TIRANË- Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 4 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme. Kështu, i...
Aktualitet
11 Prill 2023, 12:12
A.B
Autoret
TIRANË- Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë se si ka ndodhur shpërthimi me një sasi l&...
Aktualitet
11 Prill 2023, 12:01
A.B
Makina
SHKODËR- Ky është momenti i shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm në automjetin e kreut të PD në...