Aktualitet

Dhunë në familje, drogë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur! 4 të arrestuar në Tiranë

I arrestuar është një 22-vjeçar pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës.

11 Prill 2023, 12:22 Nga A.B

Dhunë në familje, drogë dhe drejtim mjeti në gjendje të

TIRANË- Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 4 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme. Kështu, i arrestuar është një 22-vjeçar pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës. Në pranga përfunduan një 49 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu, u arrestuan U. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë manovra të gabuara me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur;  M. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin V. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 22-vjeçarit, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. N., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- U. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë manovra të gabuara me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur;

- M. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll