Aktualitet

Drogë dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona në Dibër, 1 procedohet penalisht

Një 27-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike.

11 Prill 2023, 12:27 Nga I.A
Drogë dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona në
Policia

DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër për dhunë në familje dhe tregëti kanabisi. Mësohet se një 45-vjeçar është arrestuar, pasi ka dhunuar vëllanë e tij. Një 27-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 17-vjeçar, pasi i është gjetur një pistoletë shenjëdhënëse.

Njoftimi i Policisë:

DVP Dibër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lire 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin U. T., 45 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në vijim të punës hetimore të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës, me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, vunë në pranga shtetasin V. M., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë i përfshirë në një rast të shitjes së lëndëve narkotike, të goditur më parë. Vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 27-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe vënien në pranga të bashkëpunëtorëve të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një pistoletë shenjëdhënëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e shtetit dy te arrestuar ne diber

Sondazh

Poll