Aktualitet

ME VIDEO- Momenti kur shpërthen makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, shpëton Ndreca, nëna e tij: Ahh, e mjera unë

Sapo Ndreca futet në makinë, makina hidhet në erë. Ky i fundit ka shpëtuar pa lëndime. Shpërthimi duket se ka qenë shumë i fortë dhe ka ndodhur në pjesën e parme të makinës.

11 Prill 2023, 12:01 Nga A.B
ME VIDEO- Momenti kur shpërthen makina e kreut të PD-së në
Makina

SHKODËR- Ky është momenti i shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm në automjetin e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës, një incident i rëndë në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, sapo Ndreca futet në makinë, makina hidhet në erë. Ky i fundit ka shpëtuar pa lëndime. Shpërthimi duket se ka qenë shumë i fortë dhe ka ndodhur në pjesën e parme të makinës.

Menjëherë sapo makina ka shpërthyer, nëna e tij iu është afruar pranë makinës, ndërsa dëgjohet duke i thirrur Benard Ndrecës: Nard mor..Nard mor…”. “Ah e mjera unë”.

Ja momenti me video kur shpërthen mjeti:


Ndreca është angazhuar në fitoren e koalicionit "Bashkë Fitojmë" dhe të kandidatit Zef Hila për kryebashkiak të Vaut të Dejës. Ai është shprehur se nuk ka konflikte mirëpo nuk mohon që sulmi të jetë bërë për shkaqe politike./Dosja.al

 

 

bernard ndreca

Sondazh

Poll