Aktualitet

PARALAJMËRIMI i banorëve të Bërxullës: Bici të reagojë! Ka kohë 24 orë, ndryshe do bllokojmë hyrjen e godinës

Ata paralajmëruan se nëse nuk kanë një komunikim, ditën e enjte do të bllokojnë hyrjen duke mos lejuar punonjësit që të futen brenda. 

11 Prill 2023, 11:05 Nga A.B
PARALAJMËRIMI i banorëve të Bërxullës: Bici të
Banori

TIRANE- Banorët e Bërxullës, kërkuan ditën e sotme që të takonin drejtoreshën e këtij institucioni, Dallëndyshe Bicin. Teksa tentuan që të takonin nga afër drejtorin për zonën e Vorës, ky i fundit nuk ia ka hapur derën e zyrës. Ata u lanë afat 24 orë, duke u shprehur se nëse nuk kanë një komunikim, ditën e enjte do të bllokojnë hyrjen duke mos lejuar punonjësit që të futen brenda. 

"Dallëndryshe Bici të reagojë! Ka kohë 24 orë, ndryshe do bëhemi të dhunshëm. Ditën e enjte, punonjësit nuk do mund të futen brenda zyrës. Nuk do ushtrojmë dhunë, do bllokojmë hyrjen për to"- tha një prej banorëve.

Çfarë ka ndodhur me banorët?

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll