Aktualitet

"Hapni derën, mos kini FRIKË"/ Banorët e Bërxullës trokasin te dera e zyrës së Bicit: E pahijshme! Dhe ta shembim është pak

Me thirrjet 'hapni derën', qytetarët nuk u larguan nga institucioni për gati 30 minuta.

11 Prill 2023, 10:50 Nga A.B
"Hapni derën, mos kini FRIKË"/ Banorët e
Qytetari

TIRANË-Banorët e Bërxullës, pas protestës jashtë ambienteve të Hipotekës u futën në godinë. Ato kërkuan që të takonin drejtoreshën e këtij institucioni, Dallëndyshe Bicin. Me thirrjet 'hapni derën', qytetarët nuk u larguan nga aty për gati 30 minuta.

'E pahijshme, hapni derën. Këto kërkojnë durim nga ne, ndërkohë që rrinë aty, vetëm rrogën marrin e punën nuk e bëjnë'

Çfarë ka ndodhur me banorët?

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll