Aktualitet

FOTO- Banorët e Bërxullës futen brenda Kadastrës, trokasin në zyrën e Dallëndyshe Bicit

Ato kanë mundur që të futen brenda institucionit, e madje po presin jashtë zyrës së Bicit. 

11 Prill 2023, 10:36 Nga A.B
FOTO- Banorët e Bërxullës futen brenda Kadastrës, trokasin
Banori

TIRANË-Banorët e Bërxullës kërkojnë me ngulm që të takohen me drejtoreshën e Kadastrës, Dallëndyshe Bicit. Ato kanë mundur që të futen brenda institucionit, e madje po presin jashtë zyrës së Bicit. 

Ato shprehen se do të presin deri në momentin që të kenë një takim me drejtuesit e drejtorisë. Mbetet të shihet nëse Bici apo drejtues të tjerë do të takohen me banorët apo me një përfaqësues të tyre.

Çfarë ka ndodhur me banorët?

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll