Aktualitet

DËSHMIA- I bënë atentat, Ndreca: Akt politik! Nga kamerat duken 2 persona të maskuar që vunë tritolin, e kryen për 7 minuta

Për gazetarët, të cilët ishin të pranishëm pranë banesës së tij, Ndreca deklaron se nuk ka asnjë dyshim. 

11 Prill 2023, 10:25 Nga A.B
DËSHMIA- I bënë atentat, Ndreca: Akt politik! Nga kamerat duken 2
Benard Ndreca

SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Benard Ndreca mohon të ketë konflikte me njeri. Për gazetarët, të cilët ishin të pranishëm pranë banesës së tij, Ndreca deklaron se nuk ka asnjë dyshim. 

Ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Më tej u shpreh se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes. 

“Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi aty ka qenë shpërthimi. Skam konflikte me asnjë, kjo është e përdorur politikisht. S’më është vendosur mua por kreut të PD së Vaut të Dejës sepse këtu janë të organizuar mirë. S’kam përplasje, as kërcënime. Janë parë pamjet, vijnë dy persona, në orën 1:15 të natës, rreth 7 minuta aty, vendosin eksplozivin dhe largohen. Janë të maskuar. Thirrja ime është, duke filluar që nga kryeministri: Të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë. I bëj thirrje çdo lloj kahu politik, se vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk i mbani dot bashkitë e vendeve me presion.”- tha Ndreca.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në banesën e tij që do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani, dyshohet se dy persona janë autorë të ngjarjes, mirëpo hetimet ende vazhdojnë./Dosja.al

benard ndreca

Sondazh

Poll