Aktualitet

Protesta përballë Hipotekës/ Banorët e Bërxullës: Po bëjnë sehir me gjakun dhe mundin tonë! Kurajon e gjejmë te njëri-tjetri

Qytetarët kërkojnë informacion mbi gjendjen e pronave të tyre, dhe banesave, ndërsa kërkojnë që të legalizohen sipas ligjit.

11 Prill 2023, 10:02 Nga A.B
Protesta përballë Hipotekës/ Banorët e Bërxullës:
Banori

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë duke kundërshtuar projektin e rrugës 'Thumanë-Kashar'. Qytetarët kanë dalë përballë institucionit të Hipotekës, pasi kërkojnë informacion mbi gjendjen e pronave të tyre, dhe banesave, ndërsa kërkojnë që të legalizohen sipas ligjit.

Kryeplaku i fshatit deklaron përballë mediave se Qeveria po bën sehir e po luan me gjakun dhe djersën e tyre. 

"Institucionet nuk po na japin zgjidhje, Bashkia duhet të na dalë në krah, duihet bërë leja e ndërtimit. Këto banorë që u shemben shtëpia duhet të kenë lejen e ndërtimit. Protestat tona nuk do ndalojnë, këto banorë janë në qiell të hapur. Ju e shihni sesi kanë shkuar çmimet, si ka mundësi është rritur me 10% kur jam befasu kur 1 kile qepë ishte 130 lekë. Duhen statistika fiktive, njerëzit sot nuk po hanë dot, nuk nxjerrin dot as bukën e gojës. Secili prej nesh jemi hallexhi, këto bëjnë sehir me gjakun tonë me mundin tonë, me fëmijët tonë që nesër do mbeten pa shtëpi. Na jep kurajo forca e njëri tjetrit"

Çfarë ka ndodhur me banorët?

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll