Aktualitet

Sulmohet 25-vjeçari shqiptar në Itali, 2 autorët e qëllojnë me send të mprehtë në kokë, fqinjët dëgjojnë BRITMAT

Sipas grupit hetimor, i riu u godit me send të mprehtë gjatë rrugës për në shtëpi. Alarmi për sulmin u dha nga fqinjët, të cilët bërtitën me të madhe sapo panë skenën. 

11 Prill 2023, 09:33 Nga A.B
Sulmohet 25-vjeçari shqiptar në Itali, 2 autorët e
Spital

ITALI- Sulmohet nga dy persona 25-vjeçari shqiptar në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së Pashkëve, e se dy autorët ishin duke e pritur 'objektivin' e tyre. 

Sipas grupit hetimor, i riu u godit me send të mprehtë gjatë rrugës për në shtëpi. Alarmi për sulmin u dha nga fqinjët, të cilët bërtitën me të madhe sapo panë skenën. 

I riu ka raportuar se është përballur me dy persona me fytyrë të mbuluar dhe me theks kampanian, të cilët kanë zbritur nga një makinë në të cilën e prisnin. 25-vjeçari është transferuar në urgjencë ku mjekët e mjekuan pasi kishte lëndime të shumta në kokë. 

Policia po kontrollon kamerat e sigurisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për një kërcënim e jo për vjedhje pasi shqiptarit nuk iu është marrë as portofoli dhe as celulari./Dosja.al

sulmohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll