Politike

Balla takim me deputetin e CDU: Rezultate konkrete edhe në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

27 Shtator 2019, 13:10 Nga DOSJA
Balla takim me deputetin e CDU: Rezultate konkrete edhe në luftën

BERLIN- Teksa ndodhet në Berlin, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u prit në një takim nga deputeti i CDU-së, Peter Bayer, njëkohësisht Koordinator për Bashkëpunimin Trans-atlantik me në fokus marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndan foto nga ky takim, Balla shkruan se: “Me deputetin e CDU Peter Bayer dje patëm mundësi të bashkëndajmë vlerësimin se fillimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është një mesazh i rëndësishëm për popullin shqiptar, qartësht pro-europian, por gjithashtu edhe një mesazh gjeo-strategjik”.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Me deputetin e CDU Peter Bayer dje patëm mundësi të bashkëndajmë vlerësimin se fillimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është një mesazh i rëndësishëm për popullin shqiptar, qartësht pro-europian, por gjithashtu edhe një mesazh gjeo-strategjik. Vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian, por padyshim qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia e Veriut kanë ende shumë rrugë për të bërë. Implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi në Shqipëri është një garanci për rezultate konkrete edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Peter Bayer është Koordinator për Bashkëpunimin Trans-atlantik, duke patur në fokus marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA.

Mbrëmjen e djeshme Bundestagu i dha “OK” Shqipërisë në lidhje me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Nëntë kushtet e vendosura më parë vijojnë të jenë aktive. Ndërkohë Maqedonisë së Veriut iu hapën negociatat pa kushte.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjermania ok shqiperise negociatat me be taulant balla vendimi i bundestagut per shqiperine gjermania ok shqiperise negociatat me be taulant balla vendimi i bundestagut per shqiperine

Sondazh

Poll