Sport

VD/ Pas tërheqjes nga futbolli, gjermano-turku Ozil, kandidat i partisë së Erdogan në zgjedhjet e ardhshme të Turqisë...

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Turqi do të zhvillohen më 14 maj.

10 Prill 2023, 19:10 Nga DOSJA

VD/ Pas tërheqjes nga futbolli, gjermano-turku Ozil, kandidat i

TURQI - Pas shkëputjes përfundimtare nga fushat e blerta, madje në një moshë të re, Mesut Ozil pritet të nisë karrierën e tij politike. 34-vjeçari, i lindur në Gelsenkirchen i dha lamtumirën sportit te skuadra turke e Istanbul Basaksehir, ndërsa duket se do të qëndrojë në Turqi.

Mesut Ozil njihet si një mbështetës i presidentit Recep Tayiip Erdogan, i cili ka qenë edhe dëshmitar në ceremoninë e martesës së mesfushorit gjermano-turk. Sipas asaj që mediat raportojnë turke, Ozil mund të jetë një nga kandidatët e listës së partisë AKP, e cila drejtohet prej tij.

Ishte vetë presidenti Erdogan, ai i cili pak kohë më parë pohoi se në listat e partisë që ai drejton nuk do të mungojnë surprizat, ndërsa dhe një emër i madh i sportit do të ishte pjesë e saj, raporton Euronews Albania.

Duket se fjala ka qenë për mesfushorin që numëron 92 paraqitje me kombëtaren e panzerave, ku ka shënuar 23 gola. Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Turqi do të zhvillohen më 14 maj. Vite më parë, Ozil doli një mbështetës i hapur i presidentit Erdogan, ndërsa lideri 69-vjeçar në 2019-ën ishte i ftuar në dasmën e futbollistit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll