Sport

Coman: "Tuchel më tha: Unë humba një finale për shkakun tënd, tani duhet ta fitojmë Champions League së bashku'"

Kingsley Coman është në formë të shkëlqyer, qoftë duke luajtur për Bayern Munich apo me Francën dhe në një intervistë për The Times, ai zbuloi fjalët e para të Tuchel kur u takuan te bavarezët.

10 Prill 2023, 17:57 Nga DOSJA
Coman: "Tuchel më tha: Unë humba një finale për shkakun

ANGLI - Coman vështirë se mund të përmbajë emocionet e tij për takimin çerekfinal të Bayern Munich në transfertë me Manchester Cityn, të martën (21:00) në Champions League.

“Më pëlqen të ndjej rrahjen e zemrës sime, duke shkuar 150 rrahje, loja është shumë e zhurmshme, niveli është i lartë dhe çdo gabim mund të bëhet gol”,- thotë ai në një intervistë të gjerë që ka dhënë për “Times”. “Kjo është ajo që më jep energji dhe më ndihmon të zgjohem çdo ditë edhe kur je i dëmtuar apo i ftohtë. Të japim 100 për qind”, shtoi ai.

Në moshën 26-vjeçare anësori francezi ka arritur kaq shumë, duke mbajtur rekordin e jashtëzakonshëm të fitimit të një titulli në secilin nga dhjetë sezonet e tij në karrierë. Ai fitoi Ligue 1 me klubin e Paris Saint-Germain dy herë, Serinë A me Juventusin dhe tani Kupën e Bundesligës shtatë herë me Bayernin, tre prej tyre nën drejtimin e Pep Guardiolës. Përveç të lartpërmendurve, francezi shënoi golin e fitores për Bayernin në finalen e Champions League 2020 në Lisbonë kundër Paris Saint-Germain...

Thomas Tuchel, tashmë është trajneri i tij te Bayern. Duke folur për atë ndeshje, ai kujton: “Isha shumë i lumtur. Nuk po mendoja se po luaja kundër Parisit, ekipit tim të fëmijërisë, Zoti im, thjesht mendoja se jam lojtar i Bayernit, nuk e kisha fituar kurrë Champions League dhe se kjo ishte një ditë që duhej t'ia dilnim. Ne ia dolëm dhe isha shumë i lumtur”.

Dhe më pas, ai zbulon edhe dialogun me Thomas Tuchel, kur të dy u takuan sërish, këtë herë në një dhomë zhveshjeje të përbashkët, atë të bavarezëve.

“Kur e pashë atë (Tuchel) për herë të parë, kur u ktheva nga kombëtarja, ai më përmendi (golin e fitores në finalen e Champions League kundër PSG), më dha një shuplakë të vogël dhe më tha: “Nuk e harroj finalen e Champions League të Lisbonës, tani duhet ta fitojmë një të tillë. Është bukur, ky është futbolli, çdo gjë mund të ndodhë dhe do të ishte e mrekullueshme nëse do të fitonim Champions League së bashku”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll