Sport

Schmidt enigmatik për 11-shen, por zbulon ‘sozinë’ e Otamendit: "Grimaldo, i aftë"...

Trajneri i Benficas lavdëroi Lucas Veríssimo dhe Morato, në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League.

10 Prill 2023, 16:28 Nga DOSJA
Schmidt enigmatik për 11-shen, por zbulon ‘sozinë’ e

PORTUGALI - Roger Schmidt nuk ka dashur të zbulojë se kush do ta zëvendësojë argjentinasin Otamendi, i cili po vuan pezullimin ndaj Interit, në qendër të mbrojtjes së Benficës, në duelin e parë të çerekfinale të Champions League. 

Në prag të takimit me italianët, trajneri i ‘Shqiponjave’ përmendi gjithashtu se Grimaldo, i cili ka bërë punë në palestër në stërvitje këtë mëngjes, është i aftë për të qenë në ndeshje.

"Unë nuk do të shpall njëmbëdhjetëshen. Nëse më thoni njëmbëdhjetëshen startuese të Interit, ndoshta mund të them timen... Otamendi nuk do të luajë nesër, kjo është e sigurt, por Lucas Veríssimo dhe Morato, janë dy qendërmbrojtës shumë të mirë këtë sezon.

Më pëlqen shumë qëndrimi dhe cilësia e tyre. Kur ke dy qendërmbrojtës, të cilët luajnë po aq mirë si António dhe Otamendi, është e vështirë për të tjerët të futen në 11-shen startues. Ata sigurisht që do të bëjnë një lojë të mire dhe Grimaldo është i aftë për këtë”, referoi Schmidt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll