Sport

Superiorja/ Egnatia befason Partizanin në fund, rrogozhinasit barazojnë 1-1 dhe vazhdojnë ëndërrën e tyre europiane…

Pas barazimit 1-1, Partizani vazhdon të kryesojë me 48 pikë, ndërkohë që Egnatia vazhdon në vendin e tretë me 42 pikë. Tirana ndjek me 47 pikë me një ndeshje më pak.

10 Prill 2023, 17:18 Nga DOSJA

Superiorja/ Egnatia befason Partizanin në fund, rrogozhinasit

RROGOZHINE - Në kohën shtesë, të ndeshjes Egnatia-Partizani, për javën e 28-të të Superiores, rrogozhinasit i kanë befasuar të kuqtë e kryeqytetit, të cilët po mendonin se mund të largoheshin me 3 pikë nga “Egnatia Arena”.

Ishte një ndeshje të bukur dhe interesante, e cila u zhvillua e ndarë në dy fytyra. 45 minutat e para folën për Partizanin, që gjetën edhe golin e epërsisë me anë të Mba.

Pas pushimit, Egnatia ishte diçka tjetër, një skuadër shumë luftarake dhe me karakter, e cila luftoi për të ndryshuar situatën. Pas anulimit të golit të Kasës nga VAR, rrogozhinasit goditën edhe traversën, për të ardhur te goli i Zejnullait, që firmosi edhe përfundimit 1-1 të këtij takimi.

Ja dhe episodet e golave:

22′ - Gol Partizani 0-1. Kristian Mba hap rezultatin. Pasi merr një top brenda zones, me një goditje me të majtën mposht portierin Sherri dhe shënon për ‘të kuqtë’ e kryeqytetit.


90+1′- Gol Egnatia dhe 1-1. Zejnullai merr një top brenda zonës dhe godet menjëherë duke ndëshkuar Rexhepin. Barazohet ndeshja dhe këtë rezultat 1-1, mbyllet ky takim.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll