Sport

Carlo Ancelotti hedh poshtë mundësinë e largimit drejt Brazilit: “Fjalët, i merr era”…

Trajneri i Real Madridit ka përjashtuar zërat që e lidhin me Selecaon në prag të çerekfinaleve të Champions League

10 Prill 2023, 16:14 Nga DOSJA
Carlo Ancelotti hedh poshtë mundësinë e largimit drejt Brazilit:

SPANJA - E ardhmja e Carlo Ancelottit ka qenë e lidhur me kombëtaren braziliane që nga largimi i trajnerit Tite nga komanda teknike e Selecaos në janar. Trajneri i Real Madridit, megjithatë, vazhdon ta përjashtojë këtë mundësi dhe e bëri sërish këtë të hënë. 

"E ardhmja? Ka një thënie të bukur që i përshtatet këtij rasti: ‘fjalët, i merr era’. Dhe ashtu është, kam kontratë deri më 30 qershor 2024 dhe do të doja ta respektoja",- filloi duke treguar trajneri merengue për transmetuesin italian 'Rai Radio 1'.

Ancelotti foli edhe për takimin e radhës të Real Madridit kundër Chelseat, ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League (e mërkurë, ora 21:00): "Ne besojmë se mund të fitojmë, duke e ditur se çdo ndeshje është një pengesë e vështirë dhe e paparashikueshme. Champions League është një garë ku të tetë skuadrat duan të arrijnë në finalen e Stambollit”.

"Biseda ime me Maldinin (për Milan-Napoli)? Mbi të gjitha, dëshira e Milanit (për të fituar), tifoz i të cilit jam. Në fakt, Milan-Napoli do të jetë një lojë shumë e ekuilibruar dhe shumë e pasigurt",- përfundon ish-trajneri të skuadrës kuqezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll