Sport

“Nuk dua të flas për Napolin, trajneri është mërzitur me mua, ishte shumë i ndjeshëm"...

“Unë me të vërtetë dua të fitoj, dua ta provoj. Ëndrra ime është të jetoj sërish një finale”, tha trajneri Pep Guardiola.

10 Prill 2023, 17:42 Nga DOSJA
“Nuk dua të flas për Napolin, trajneri është

ANGLI - Pep Guardiola u shpreh në mars, se Napoli ishte "skuadra më e mirë në Evropë", por Luciano Spalletti i hodhi poshtë lavdërimet. “Nuk ndihem krenar, nuk ndjej asgjë. Nuk më pëlqejnë ato ‘lojërat’ që bëjnë të gjithë për të bërë presion mbi të tjerët. Seriozisht, do ta vendosni Napolin përpara Manchester Cityt? Ata shpenzojnë 900 milionë euro në krahasim me 9 milionët tona. Kjo do të thotë diçka, apo jo? Është një lojë e vogël për të luajtur me ne”,- tha lideri i Serisë A në atë kohë.

Këtë të hënë, spanjolli u pyet sërish për karrierën e Napolit këtë sezon dhe në veçanti në Champions League, por Guardiola bëri të ditur se tashmë ishte ‘djegur’ me këtë temë.  “Nuk dua të flas për Napolin, sepse trajneri do të jetë i mërzitur me mua. Ishte kaq i ndjeshëm” (qesh).

Në përpjekjen për një tjetër finale, pasi ka shkuar vetëm në një, Guardiola u pyet për dimensionin e dëshirës së tij për të fituar. “Unë me të vërtetë dua të fitoj, dua të provoj. Të gjitha moshat më pyesin, e kuptoj. Ëndrra ime është të jetoj sërish një finale”, tha ai.

Ndryshimi këtë vit është se ka Erling Haaland, i cili tashmë ka shënuar 44 gola këtë sezon. “Ai është shumë i rëndësishëm, nuk mund ta mohoj. Ai erdhi për të na ndihmuar të arrijmë këtë nivel në Champions League, por edhe për të ndihmuar në kupë dhe në kampionat. Është e rëndësishme të kesh një lojtar që mund të shënojë një gol nga hiçi, por ka pasur vite kur kemi shënuar shumë gola dhe nuk kemi arritur në finale. Ndoshta nuk ishim aq solidë në mbrojtje ndonjëherë”.

Nesër, në orën 21:00, Manchester City do të presë në Etihad Stadium, skuadrën bavareze të Bayer Munichut për çerekfinalen e parë të Champions League.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll