Sport

VIDEO/ Ronaldo ‘sherr’ me kundërshtarët, teksa largohet pas barazimit të Al Nassr…

Ylli portugez u zemërua pas barazimit 0-0 të Al Nassr ndaj Al Feiha dhe pati një debat të ashpër me rivalët, duke shkuar në dhomën e zhveshjes pas fishkëllimës së fundit.

10 Prill 2023, 18:21 Nga DOSJA

VIDEO/ Ronaldo ‘sherr’ me kundërshtarët, teksa largohet

ARABIA SAUDITE - Al Nassr, pas hapit fals, e thelloi diferencën në tri pikë me Al Andalah, pas një barazimi pa gola në shtëpinë e Al Feiha. Pas këtij rezultati, gara për titull e skuadrës së yllit portugez kompromentohet.

Ishte një ndeshje mjaft irrituese për Cristiano Ronaldon, i cili së bashku me shokët e tij nuk mundi të thyente “bllokun” e mikpritësve dhe në finale, superylli portugez shpërtheu mbi kundërshtarët e tij, ku pamjet televizive kanë kapur në momentin e një debati të ashpër me lojtarët e Al Feiha-s.

Menjëherë, CR7 u nis për në dhomën e zhveshjes, ndërsa bashkëlojtarët e tij ishin në fushë duke shtrënguar duart me lojtarët dhe stafin vendas.

Pas këtij rezultati të papritur, Al Nasr mbeti -3 pas liderit Al Ittihad me shtatë ndeshje për t’u zhvilluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll