Sport

Një zbulim i madh te Barcelona, që fshihet pas “skandalit Negreira”...

Ndërkohë që Barça i është dashur të përballet me “skandalin Negreira” për disa javë, një ngjarje e bujshme mund të shpërthejë...

10 Prill 2023, 12:40 Nga DOSJA
Një zbulim i madh te Barcelona, që fshihet pas “skandalit
José Maria Enriquez Negreira, ish-zv.president i Komisionit të Arbitrave

SPANJE - Prej disa javësh, Barcelonës i është dashur të përballet me një skandal të vërtetë, që mund të ketë dëmtuar performancën e saj prej vitesh. 

Ndërmjet viteve 2001 dhe 2018, klubi katalanas pagoi José Maria Enriquez Negreira, atëherë zv.president i Komisionit të Arbitrave, për një aktivitet konsultimi pa një kontratë zyrtare, apo edhe një procesverbal me shkrim të misionit të tij. 

Një zbulim që bëri bujë dhe shtyu sistemin e drejtësisë spanjole të interesohej për këtë çështje.  Madje, akuza për korrupsion vazhdon të hetohet, duke kërcënuar Barcelonën me sanksione shumë të rënda, veçanërisht nga UEFA, që gjithashtu ka hapur një hetim.

Por e përditshmja katalanase Sport bëri një zbulim të madh këtë të hënë. Sipas gazetës katalanase, sa më shumë përparon hetimi, aq më shumë duket se po shembet teza e korrupsionit të arbitrave. Nëse shumat e dhëna për Negreira do të ishin reale, nuk do të kishte asnjë provë për korrupsion të mundshëm të gjyqtarëve. 

Nga ana tjetër, shumat, disa milionë euro në total, me siguri dyshohet të kenë kaluar përmes Negreira, si pjesë e një përvetësimi fondesh për të mirën e ish-drejtuesve të klubit katalanas, që do të pasuroheshin personalisht. Ndërsa çështja është ende e mërzitshme për Barcelonën, pasojat sportive mund të jenë më pak të rrezikshme pa akuzën për ryshfet të drejtuesve të klubit katalanas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll